Menduh Thaçi ia bën me sy Zaevit!

Advertisment

Të jem zëvendëskryeministri i vetëm në qeveri dhe Bashkimi Demokratik për Integrim të jetë jashtë qeverisjes,

këto janë dy kushtet e kryetarit të Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) për koalicionimin parazgjedhor me Lidhjen Social Demokrate për zgjedhjet parazgjedhore të 12 prillit, shkruan TV21.

Reklame

“Kushti i parë është që BDI të jetë jashtë qeverisë, kurse i dyti që kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare të jetë zëvendëskryeministër në qeveri, gjithashtu të ketë vetëm një zëvendëskryeministër” tha Menduh Thaçi për TV21.

Partia Demokratike Shqiptare ka qenë pjesë e qeverisë së kaluar, përmes ish ministrit për investime të huaja, Bardhyl Dauti.