‘Mëngjes i trishtuar’ Ndërroi jetë polici shqiptar

Advertisment

Ka ndërruar jetë zyrtari i policisë nga qyteti i Podujevës.

Bëhet fjalë për Naim Sylën, i cili për shumë vite kontribuoi në institucionin e sigurisë. Lajmin për vdekjen e të ndjerit e ka bërë Ditar Hoti, zyrtar i LDK-së në Llap.

Reklame

Më poshtë, postimi i plotë:

Mëngjes i trishtuar e i hidhur ishte ky i ditës se sotit sepse nga kjo bote shume herët na paska ikur Abeja, një mik i imi tejet i veçantë, nje njeri me virtyte te larta njerëzore, një shok i pashoq, një polic i shkëlqyer, një qytetar llapian tejet i edukuar, një mysliman i devotshëm, e mbi te gjitha një prind e familjare shembullore.

Sot, unë e familja ime dhe gjithë ata qe e njohën Naimin, ndajnë dhimbjen me familjen Syla.

Allahu na bashkoftë ne xhenet me te ndjerin.

Amin!