MEPSO nuk heq dorë nga shtrenjtimi i rrymës elektrike

Advertisment

“Nuk duhet të krahasohet çmimi i rrymës me pagën mesatare në vendin tonë. Qytetarëve nuk i dhimbset të hollat për internet dhe telefon, por kur vije puna te energjia elektrike reagojnë”. kështu ka reaguar Shoqata Aksionare “MEPSO” ndaj reagimeve në publik për shtrenjtimin e energjisë elektrike në kohë krize.

SHA “MEPSO” nëpërmjet një kumtese ka bërë të ditur se nuk heq dorë nga kërkesa për rritje të të ardhurave dhe kanë sqaruar se vendimi për shtrenjtim të rrymës elektrike, bazohet në metodologji dhe aprovohet nga Komisioni Rregullator për Energjetikë.

Reklame

“SHA MEPSO është operator i sistemit elektroenergjetik nacional, veprimtaria e të cilin është furnizimi i pandërprerë dhe i besueshëm i të gjithë konsumatorëve me energji elektrike cilësore. Tarifa për përçim të energjisë elektrike, si gjikund në shtetet e BE-së dhe shtetet fqinje, në nivel vjetor e vërteton trupi rregullator kompetent, sipas metodologjisë së miratuar, në bazë të kërkesave të ndërmarrjeve energjetike. Metodologjia e definon kërkesën e formës dhe përmbajtjen dhe në bazë prezantohet dhe sqarohet shpenzimet për mirëmbajtje, rikonstruim dhe rindërtim të rrjetit elektroenergjetik”, thuhet në reagim.

Ata thonë se nevoja për rritjen e të ardhurave të “MEPSO”-s vjen për shkak të rritjes së shpenzimeve, që sipas tyre kanë të bëjnë kryesisht me realizimin e investimeve për mirëmbajtjen e rrjetit elektroenergjetik.

“Shërbimet profesionale të SHA MEPSO në bazë të analizave nga defektet, vlerësimit të gjendjes të pjesëve vitale të stacioneve, si dhe mos pasja e qasjes në pjesët rezerve të aparaturës së vjetër 40-vjeçare, e vërteton nevojën për investim urgjent në rikonstruimin të infrastrukturës aktuale, stacioneve dhe largpërçuesve. Rezultatet e fundit janë evidente në stacionet në termocentrali Osllomej dhe në Vallandovë, kurse gjatë muajve të ardhshme do të përfundojnë punimet dhe në Dubrovë dhe Prilep dhe në katër elektrocentralet më të mëdha. Në rrjedhë është edhe rikonstruimi i stacioneve në Manastir dhe Shkup, në afat të realizimit prej 12 muajsh”, thonë nga “MEPSO”.

Kanë kujtuar se për familjet e varfra tashmë ka subvencione energjetike, ndërkaq porosisin se është çështja është komplekse që të banalizohet me sulme jo të argumentuara ndaj ndërmarrjeve energjetike./TV21