Meral Ferati në ‘garë’ për Tetovën si e pavarur ?

Advertisment

Kanë mbetur diku rreth 8 muaj para mbajtjes së zgjedhjeve lokale në RMV. Brenda partive politike ka filluar fuqishëm debati se kush duhet të jenë kandidatët për kryetarë të ardhshëm të komunave.

Tashmë partive iu duhet të bëjnë përzgjedhje të zgjuara, BDI për të mbajtur pushtetin në komunat e deritanishme, edhe përkundër punës së dobët të kryetarëve aktualë, opozita për të zgjedhur kandidatët që do të garojnë kundër atyre të partisë shqiptare në pushtet. Kanë filluar të lakohen edhe emrat e parë për disa komuna.

Reklame

Derisa ende nuk dihet nëse në Tetovë BDI do t’i japë edhe një mundësi Teuta Arifit, PDSH sipas disa mediave, flitet se do të fusë sërisht në garë profesorin Sadi Bexheti. Mediat flasin edhe për një takim të fshehtë para disa ditëve mes Ali Ahmetit, Menduh Thaçit dhe Sadi Bexhetit, ku është rënë dakord që në këmbim të votave të PDSH-së për Tetovën, Ali Ahmeti do të bëj Sadi Bexhetin rektor të UT-së, pasi mandati i rektorit aktual Vullnet Ametit skadon në qershor.

Marër parasysh se BDI do të ketë përkrahje edhe të partnerëve të tjerë qeverisës , duket si domosdoshmëri urgjente gjetja e një figure që do të grumbullonte votat në Tetovë duke prishur pazaret që dëshirojnë t’ia lënë edhe më tej Tetovën BDI-së. Një grup qytetarësh të Tetovës, kanë ngritur një iniciativë për një kandidim të pavarur të një figure jo pak të njohur për banorët e kësaj zone, kandidimin si e pavarur të Merale Feratit, ish deputetes që tashmë prej një viti është shkëputur nga PDSH në shenjë pakënaqësie ndaj politikave dhe pazareve që bëheshin në emër të anëtarëve të asaj partie.

Kandidimi i një kuadri politik të papërlyer në aferra korruptive, të një zonje në kuptimin e vërtetë të fjalës, do të ishte nder për Tetovën e do t’i jepte fund pazareve politike që bëhen “ në emër” të antarësisë për përfitime të ulta të krerëve partiakë dhe një kaste të ngushtë të bashkëpunëtorrëve të tyre./tetova1