Mercedesi tërheq 774 mijë vetura nga tregu

1199
Mercedes-Benz A-Klasse Interieur: Polsterung Mikrofaser DINAMICA / Ledernachbildung ARTICO Exterieur: designo mountaingrau magno // Interior: Upholstery DINAMICA microfibre / ARTICO man-made leather Exterior: designo mountain grey magno

Nga tregu në mbarë Evropën do të tërhiqen 774 mijë vetura të prodhuara nga Mercedes-Benz, të pajisura me aparatura që mashtrojnë mbi nivelin e ndotjes.

Kështu ka njoftuar ministri i Transporteve të Gjermanisë, Andreas Scheuer, shkruajnë mediat ndërkombëtare, përcjell albinfo.ch.

Ai ka theksuar se procedurat do të përjashtohen, në mënyrë që këto vetura të tërhiqen sa më parë nga tregu.

Modelet kryesore që preken janë furgonët “Mercedes Vito” dhe modeli SUV “class GLC” dhe modeli “class C”, nga të cilat 238 000 lëvizin në Gjermani.

Kujtojmë se BMW ka tërhequr 12 mijë vetura me naftë në shkurt, ndërsa Porsche 60 mijë në muajin maj.