Mërgata thyen rekord të dërgesave, për dhjetë muaj në Kosovë solli rreth 800 milionë euro

Advertisment

Pavarësisht pandemisë COVID-19, mërgata e Kosovës e ka thyer rekordin e dërgesave të parave në vendin tonë.

Nga të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës për muajin tetor 2020, diaspora ka dërguar rreth 22 milionë euro më shumë sesa muaji i njëjtë i vitit të kaluar, shkruan Telegrafi.

Reklame

Të dhënat tregojnë se në muajin tetor 2020, në Kosovë u sollën 99.8 milionë euro, kurse një vit më herët kjo vlerë ishte 78.2 milionë euro.

Duke krahasuar periudhën dhjetë mujore të vitit aktual me atë paraprak, del se mërgata në drejtim të Kosovës ka dërguar 90.9 milionë euro më shumë, apo në total 796.5 milionë euro.

Sipas kanaleve të dërgimit, BQK thotë se, 556.8 milionë euro janë transferuar me anë të agjencive të dërgesave të parëve, kurse pjesa tjetër me anë të bankave komerciale.