Mërgimtarë mos rezervoni bileta aeroplani, do ju tregojmë ne sapo të krijohen kushtet

Transporti i mallrave dhe shërbimeve në asnjë moment, përveç rastit para pak kohësh me Republikën e Turqisë, nuk ka kurrfarë problemesh. Kjo ishte koordinuar mirë edhe me MPJ-në dhe MPB-në për problemet e kufijve përgjatë Evropës, theksoi sonte ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski në një intervistë për televizionin “24 Vesti”.

“Komunikacioni hekurudhor, veçanërisht ai i mallrave dhe i udhëtarëve sipas asaj që nënkuptonte leje të cilat i kërkonte ISHSSH vijonte pa kurrfarë problemi. Të gjitha problemet të cilat paraqiteshin tërësisht i tejkalonim në pjesën e bashkëpunimit dhe me shoqatat dhe asociacionet e transportuesve, kështu që ai realizohej pa problem”, potencoi Sugarevski.

Sa i përket transportit ajror, ministri informoi se subvencione për kompanitë ajrore paguhen për atë që kanë punuar paraprakisht dhe se do të paguhen më tutje kur do të përfundojë gjendja e jashtëzakonshme dhe kur “Vizeri” do të vazhdojë me linjat e rregullta dhe të subvencionuara.