Mërgimtari nga Gjermania: Mezi po pres me u kthy në vendlindje

Advertisment

Një mërgimtar nga Gjermania vazhdimisht na ka shkruar se kur do të hapen kufijt sepse është përmalluar shumë për vendlindjen.

Ai shkruan se këto muaj kanë përjetuar ditë dhe momente të vështira gjatë situatës së koronavirusit dhe se vetëm ata e dijnë se si kanë përballuar.

Reklame

“Jam Amet Kasumi nga një fshat në Maqedoni. Nuk është me rëndësi të jap detaje, por përmes kësaj letre du me përshkru se çka po ndodhë në Gjermani, ku jam tani dy vjet. Nuk e pritëm këtë situatë me koronavirusin. Jemi të çmendur.

U kriju një situatë shumë e rëndë, sepse jeta u bë edhe më e mbyllur në këtë realitet gjerman, ku secili vraponte për të siguru veten. Na u ndal puna dhe shefi na tha që të qëndrojmë në banesë, derisa nuk na thirrin. Ato pare që i kishim në konto filluam të mendojmë si ti shpenzojmë apo ti ruajmë sepse ndoshta do të vinin ditë më të vështira.

Nga puna na kanë thënë se do të na lajmëronin se kur do të fillonin, por asgjë më nuk bëhej gjallë. Këtyre ditëve kemi pasur një komunikim dhe shpresojmë të fillojmë, por nuk e di se si do të jetë.

Por në këto rrethana as që më duhej më Gjermania, por gjithnjë mendjen e kisha tek vendlindja, tek familja dhe të afërmit e tjerë. Komunikoja në çdo çast, për të zbulur mërzinë, stresinë dhe ndonjëherë edhe frikën, se çka do të na gjejë dhe se a do të kthehem ndonjëherë në vendlindjen time.

Kjo situatë pak është mësim, sepse nuk ditëm ta vlerësojmë jetën. Unë lash tokën e babës, që është djerrinë dhe erdha këtu të punojë për disa qindra euro, që në fund thuajse nuk të mbetet asgjë, nëse pak mendon me harxhu sikur në vendlindje.

Nuk e di them se si do të jetë, por mendoj që sa më shpejt të mendoj për tu rikthy dhe për ta lënë atë Gjermani, që na krijoi një jetë roboti, çohu, shko në punë, bjer fli. Pa jetë lagjeje, pa buzëqeshjet e kusherinjëve, pa çajin dhe muhabetet, e që gjithçka ishte një jetë e lumtur, e mbushur përplotë momente interesante.

E çka këtu, të mbyllur në një burg të madh, ku punojmë ditë e natë nën stres dhe në fund ato para që i marrim, nuk e dijmë se a do të na ngelin në konto. Një shok po më thotë se rri urtë se pensionin do e kemi të mirë, po çka të duhet pensioni, nëse tani vitet po na ikin, ditët më të lumtura të jetës nën ftohtin e realitetit dhe shpirtit gjerman, që nuk e duron shpirti dhe mentaliteti jonë.

Unë do kthehem për Zotin dhe do të filloj të punoj tokën e babës. Jam i sigurt se çes bukën e një jetë të kënaqshme, po edhe rrogën e gjermonit, që po ma jep, me gjitha ato gazepe që po i kaloj.

Kam me u kthy, dhe i sugjeroj edhe gjithë dashamirëve të mi e shqiptarëve kudo që janë: Kthehuni në vatrat tona, për bukë nuk vdesim as për një kasolle ku me fut kokën. Jetës dhe fatit nuk i dihet, sot në këtë globalizëm sa punon aq e fiton. Por me këtë situatë, tokës po i kthehet vlera dhe ta ruajmë atë si sytë e ballit.(INA)