Mërgimtari nga Zvicra sjell në Gjilan shumë vetura luksoze, në mesin e tyre Bugatti Veyron e cila kushton 1.5 milion euro

Me ardhjen e mërgimtarëve në vendlindje, rrugët e qyteteve të Kosovës janë zbukuruar me vetura luksoze të markave të ndryshme.

E këtë më së miri e dëshmon një video e një mërgimtari, ku shihen disa vetura sportive por edhe ato luksoze që kapin vlerën e qindra mijëra eurove – e në një rast edhe me miliona.

Bëhet fjalë për një të ri nga Gjilani, i cili në TikTok ka llogarinë e tij të emëruar betim.7 ku është bërë viral, për faktin se në të ekspozon shtatë vetura të markave më të njohura në botë, shkruan Telegrafi.

Mercedes-Benz AMG G63, Rolls-Royce Phantom, Mclaren 765 e Bugatti Veyron, janë disa prej veturave që shihen në video, kurse vetëm Bugatti kap vlerën e mbi 1.5 milionë eurove.

E për të shuar zërat se veturat që i ka shfaqur në video mund të jenë të marra me qira, i riu ka shkruar në hapësirën për komente se ato janë në pronësi të tij dhe se asgjë që shihet në oborr nuk është e marrë me qira.

Ndryshe në video ai ka shkruar: “Një pjesë e vetura të mia. Cila është e preferuara e juaj?” /Telegrafi/