Mergimtari tetovar: Sa më kishte marrë malli për kodrat e mia! Sa keq e sa shpejt u dëshprova

Advertisment

Zeqir Vica – mergimtar i cili jeton dhe vepron ne ShBA

Sa më kishte marrë malli për kodrat e mia! Sa keq e sa shpejt u dëshprova! 😓

Reklame

Kodra e Diellit është ndër qendrat më të bukura turistike malore në rajon dhe më gjërë. Por ama, jam i sigurtë se është qendra turistike më e keqmenaxhuar në botë. Sot u binda për këtë! 😡🤬🤯

-Në kohë pushimesh e festash kur pritet dhe fluksi më i madh i vizitorëve, të presësh një orë e më shumë sepse nuk kanë ski bileta në stok për të shitur, është njejtë si historia e komunave tona që i zë bora në befasi në dhjetor.

-Të paguash koston e plotë të biletës dhe të mos punojnë gjysma e skiliftëve kryesor është hajni. E askush nuk mban përgjegjësi dhe nuk jep llogari.

– Të presësh me mijëra vizitorë për skijm dhe mos krijosh asnjë sistem regullash, e mos vësh në funkion staf për orientim dhe mbajtje të rendit është dështim total (besoj i qëllimshëm) i menaxhmentit.

– Ka edhe pafund probleme tjera. Mungesa e investimeve serioze në infrastrukturë e planifikime afatgjate vërehet në çdo cep. Por nuk dua ta zgjas shumë 🤬

– Të mos angazhohesh në maksimum për të bërë më të mirën e mundshme për të krijuar kushtet për të shfrytëzuar potencialin e pafund që ka Mali Sharr dhe Kodra e Diellit ëshë krim në vete.

Qytetarët e Tetovës bashkë me fshatrat e malsisë duhet të organizohen bashkë që ti mbajnë përgjegjës të gjithë politikanët për krimin dhe hajninë që janë duke bërë në këtë burim të pafund të mirëqenies sociale dhe ekonomike.

Është e nevojshme që seriozisht të veprohet sa më parë.

Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit
#kodraediellit