Merkel e thotë troq: Nuk duam mbylljen e Europës nga COVID19

Advertisment

Angela Merkel i ka këshilluar qytetarët gjermanë të evitojnë udhëtimet në zonat me rrezikshmëri të lartë ndaj koronavirusit, por nga ky grup ka përjashtuar Italinë. “Në Europë ka zona të rrezikshme dhe nuk do të ishte e këshillueshme të shkohej për pushime. Mund të udhëtohet në Gjermani dhe në zona evropiane që nuk paraqesin rrezik”, tha Merkel.

Në këtë situatë Gjermania ka vendosur një numër limit të pjesëmarrësve në festa dhe ambiente publike apo private si masë për të mbajtur nën kontroll infektimet nga covid 19.

Reklame

Deklarata e kancelares ka ardhur në fund të një takimi me krerët e 16 landeve gjermane. Merkel ka thënë se së bashku me rikthimin e turistëve nga pushimet festat private përfaqësojnë një rrezik të rritjes së infektimeve. Për këtë arsye është kërkuar reagim dhe në ditët në vijim numri i personave ne festa dhe vende publike nuk do të jetë më shumë se 50.

Ndërkohë kancelarja ka thënë se do të ketë masa për të limituar kontaktet dhe njëkohësisht për të evituar në çdo mënyrë mbylljen. “Duam të punojmë në mënyrë të kujdesshme në rajone dhe nivel lokal. Nuk duam më një mbyllje të përgjithshme”, ka thënë kancelarja