Merkel hap panairin në Frankfurt, “provon” veturën e parë elektrike të VW (VIDEO)

35
#

Kancelarja gjermane Angela Merkel hapi të enjten International Motor Show (IAA) në Frankfurt, ku paralajmëroi audiencën se nevoja në rritje për transport në të gjithë globin “ka çmimin e saj”.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, në fjalën e saj, Kancelarja e përshkroi përmbushjen e objektivave evropianë të emisioneve si një “detyrë të rëndë”, duke shtuar se “nga sot deri në 2030, ne [Gjermania] duhet të ulim emetimet tona të CO2 nga transporti me 40%”.

Më tej, Merkel vazhdoi të ofrojë mbështetje të qeverisë për industrinë gjermane të automobilave.

Pasi mbajti fjalimin e saj, Angela Merkel bëri një turne rreth Qendrës së Ekspozitës në Frankfurt dhe vizitoi disa prej ekspozitave përfshirë ato të prodhimit gjerman Mercedes, Volkswagen, Audi dhe BMW.