Merkel i shkruan letër Kurtit, e fton në Berlin (titulli)

Advertisment

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka uruar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në marrjen e drejtimit të qeverisë, shkruan Gazeta Blic.Në letrën e urimit, Merkel, ia përmend Kurtit, disa nga vështirësitë në të cilat do të përballet qeveria e tij, por i ka dhënë mbështetje në luftën kundër luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.Merkel, me theks të vecantë e ka përmendur edhe zhvillimin ekonomik, për të cilin ka thënë se është njëri ndër hapat për ta forcuar perspektivën evropiane të Kosovës.

Kancelarja Merkel, ka përsëritur se Gjermania do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën, teksa i ka thënë Kurtit se do të isha e lumtur që të shoh së shpejti në Berlin.Letra e plotë e Angela Merkelit:I nderuar kryeministër,

Reklame

Ju përgëzoj për zgjedhjen tuaj.

Ju dhe qeveria juaj keni detyra të rëndësishme dhe të vështira përpara jush. Kjo përfshin krijimin dhe zgjerimin e shtetit të së drejtës, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përmirësimin e situatës ekonomike dhe, veçanërisht, dialogun për normalizimin me Serbinë. Këto janë hapat kryesorë për të forcuar perspektivën evropiane të vendit tuaj. Qeveria Federale do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në këtë mënyrë.

Do të isha e lumtur që të shoh së shpejti në Berlin.Ju uroj fat dhe sukses për detyrat e ardhshme.Juaji sinqerishtAngela Merkel
Kancelari i Republikës Federale të Gjermanisëhttps://www.bundesregierung.de/breg-de/aktuelles/bundeskanzlerin-merkel-gratuliert-dem-ministerpraesidenten-der-republik-kosovo-albin-kurti-1720182?fbclid=IwAR1liD-X3uozhxAytqdcYMfhg_h4PYU6Y3Ufc7POpmULRF4KT3m8FFaax2A