Merkel: Kjo është sfi da më e madhe që nga lufta e dytë botërore

Kancelarja gjermane, Angela Merkel mbajti një fjalim të rrallë përpara kombit në lidhje me pandeminë e koronavirusit.

Gjermania po përballet me sfidën më të madhe që prej Luftës së Dytë Botërore, tha Merkel. Ajo u bëri thirrje qytetarëve që të zbatojnë masat e kufizimit.

Në një mesazh me tone dramatike, Merkel tha se gjithkush duhet të luajë rolin e tij në ngadalësimin e virusit. Situata është serioze. Merreni seriozisht. Që prej Luftës së Dytë Botërore nuk jemi përballur me një sfidë të tillë, tha ajo.

Ne jemi një shoqëri që vlerëson jetën e çdo njeriu, tha Merkel, duke shtuar se masat mund të bëhen më të rrepta.

Gjermania është një nga vendet më të prekura nga koronavirusi. Instituti Robert Koch ka paralajmëruar se nëse nuk shmangen kontaktet sociale, mbi 10 milionë gjermanë do të preken brenda dy ose tre muajsh.