Merkel mesazh sensibilizues për situatën e koronavirusit (VIDEO)

Advertisment

Kancelarja gjermane Angele Merkel u bëri thirrje të shtunën qytetarëve të reduktojnë kontaktet me njëri-tjetrin.

“Është koha kur të gjithë mund të dëshmojmë sesa mendojmë dhe sa bëjmë edhe për tjetrin“ tha ndër të tjera kancelarja, në mesazhin e saj me video, të shtunën “Këtë mund ta bëjnë të gjithë sepse disa lidhje këto kohë do të ndërpriten.

Reklame

Për shembull ekspertët na thonë që gjyshërit të mos takohen me mbesat e nipërit. Sepse duam të sigurojmë që më të rrezikuarit nga ky virus të mos kenë nevojë të shkojnë në spital, e të mos infektohen fare.“ Ajo shtoi:„”Gjithkush mund të nidhmojë me sjelljen e tij që të ngadalësohet shpejtësia e infektimit e të mos mbingarkohet sistemi ynë shëndetësor.“