Merkel ndau Shqipërinë nga Maqedonia e Veriut, “prapaskenat” e Brukselit (VIDEO)

Advertisment

Ditën e djeshme kancelarja gjermane Angela Merkel bëri dallimin e qartë për çeljen e negociatave mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Mergel gjatë prezantimit në marrjen e presidencës në PE u shpreh: “ne duhet të angazhohemi në negociata të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe nëse është e mundur me Shqipërinë”.

Reklame

Këtë deklaratë të kancelares gjermane e komentoi në “Abc-ja e mëngjesit” me Enkel Demin gazetarja e Abc News nga Brukseli, Erisa Zykaj.

Gazetarja u shpreh se nëse lexohet me vëmendje për Gjermaninë nuk konsiderohet të hapen negociatat me Shqipërinë për këto 6 muaj, duke na ndarë kështu nga Maqedonia e Veriut.