Merkel në Turqi, Erdogan i bën dhuratë një pasqyre (VIDEO)

Advertisment

Gjatë ditës së sotshme, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, priti në takim kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Erdogan në këtë takim ia dhuroi një dhuratë, që ishte një pasqyer, kancelares gjermane, transmeton Indeksonline.

Reklame

Merkel dhe Erdogan pritet të zhvillojnë bisedime duke u përqendruar në të ardhmen e marrëveshjes së migracionit midis Turqisë dhe BE që ndihmoi në uljen e fluksit të refugjatëve në Evropë.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, pas takimit me kancelaren gjermane, Angela Merkel, ka deklaruar se vendi i tij nuk do ta lë të vetëm kryeministrin e qeverisë legjitime të Libisë, Fayez al-Sarraj dhe se Turqia është e vendosur të ofrojë sa më shumë mbështetje ndaj tij, raporton Anadolu Agency (AA).

“Në luftën kundër terrorit (në Libi), jemi duke mbështetur Sarraj-in dhe ushtrinë e tij, jo personin që nuk ka legjitimitet”, tha Erdoğan.

Kancelarja Merkel, nga ana e saj, tha se armëpushimi i brishtë në Libi duhet të shndërrohet në një armëpushim të përhershëm.

“Marrëveshjet e dakorduara në Samitin e Berlinit mbi Libinë do të miratohen nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së”, theksoi Merkel./Indeksonline/