Merkel uron kryeministrin Zaev për mandatin e ri

Advertisment

Kancerlarja gjermane, Angela Merkel sot ka uruar kryeministrin Zoran Zaev për rizgjedhjen e tij në krye të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Ju uroj për rizgjedhjen për kryeministër të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Maqedonia e Veriut dhe Gjermani janë të ndërlidhura me me partneritet të ngushtë, lidhje bilaterale si dhe aleatë në NATO”, thekson Merkel në urim.

Reklame

Ajo theksoi se Qeveria gjermane plotësisht mbështet plotësisht qëllimin për përafrim të vendit në Bashkimin Evropian.

“Në këtë rrugë tepër të rëndësishme janë vazhdimi me reformat”, thuhet në urimin e kancelares gjermane, Angela Merkel.

Në fund, Merkel i dëshiron Zaevit fat dhe sukses në detyrën e ti duke shprehur kënaqësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve.