Merr formë shtegu i biçikletave në Tetovë

Ka filluar të marr formën e duhur korsia e biçikletave në Tetovë. Sot është filluar me vëndosjen e pengesave të anësore me qëllim mos bllokimit të shtegut të biçikletave me çka edhe do të mundësohet zhvillimi i udhëtimit me biçikletë.

Shtegu i Biçikletave në bulevardine Ilindenti ka filluar prej para 3 javësh por përshkak të mos kordinimit të mirë të punëve dhe atapave të zhvillimit të punëve, u bë pjesë e shakave në rrjetet sociale.

Reklame

Komuna e Tetovës ka siguruar se shtegu do të rregullohet deri në detajet e fundit duke bërë që të jetë funksional dhe i qasshëm për të gjithë qytetarët që përdorin biçikleta si mjet udhëtimi. /Tetova1/