Zbulohet, ja kush është vajza që shoqëronte Butrintin në Paris (FOTO)

Advertisment
HTML Image as link

Ai është një nga këngëtarët më të pëlqyer të showbizit shqiptar.

Së fundmi, Butrint Imeri është bërë kryefjalë e mediave, lidhur me postimet misterioze në Instagram, ku është shfaqur në Paris krah një vajze identitetin e të cilës nuk e ka zbuluar. Por, mesa duket misterit i erdhi fundi, pasi kemi bindjen se duke u kapur pas detajeve, është zbuluar se kush po e shoqëron këngëtarin simpatik.

Reklame

Ai postoi një video nga Parisi, ku shfaqej në makinë, por detajistët vunë re në hijen e krijuar në xhamat e makinës se videon po e regjistron një vajzë.

Pasi ky lajm mori dhenë, autori i hitit “Xhanëm” vendosi të na ngacmojë sërish ditën e djeshme, duke postuar një tjetër video në Instastory.

Në video, dukej se ndodhej në një hotel pranë detit, e teksa del në ballkon shihej vajzën misterioze që merr rreze dielli.

Sipas fansave, vajza misterioze që po e shoqëron Butrintin është modelja Ery Viero, me të cilën e kemi parë të shoqërohet edhe më parë.

Dyshimet janë ngritur nga postimet e saj në Instastory, ku shihet në të njëjtin vend nga ku ka postuar Butrinti videon, teksa ka vendosur vendndodhjen “Paris”.

Për rikujtesë, në shtator të 2019 ata u vunë në qendër të mediave, pasi u panë bashkë në Santorini.