Merreni seriozisht, flet i riu me COVID-19

Edhe pse të moshuarit janë më të rrezikuarit, koronavirusi ka treguar që mund të infektojë njerëzit pa dallim moshe.

COVID-19 është mjaft i rrezikshëm edhe për të rinjtë, të cilët sipas ekspertëve, mund ta kalojnë më lehtë virusin vdekjeprurës.

Një i ri i infektuar nga koronavirusi në Britaninë e Madhe, ka rrëfyer historinë e tij, duke theksuar se e kishte nën vlerësuar.

Sipas BBC, 25-vjeçari Calum Wishart tha për mediat e huaja se fillimisht kishte mbajtur një qëndrim krejtësisht të gabuar duke nënvlerësuar virusin, por më pas ai kishte shfaqur probleme me frymëmarrjen, kollë të fortë e për këtë arsye u shtrua na spital.

“Mendoja se ngaqë isha i ri sëmundja nuk do të ndikonte tek unë, se do të ishte njëlloj si gripi. Por kisha një qëndrim plotësisht të gabuar. Kam nënvlerësuar ndikimin e vërtetë të virusit. Njerëzit duhet të dëgjojnë, ata duhet ta marrin seriozisht këtë” , ka thënë 25-vjeçari.

Ai rrëfeu se të qëndruarit në shtëpi i izoluar është shumë herë më mirë sesa të shtrohesh në spital.

Nëpërmjet rrëfimit të historisë së tij, 25-vjeçari kërkon të ndërgjegjësojë të tjerët dhe i bën thirrje qeverisë britanike që të forcojë masat./ Opinion.al