Merret vendimi, Topi i Artë nuk do të jepet këtë vit

Advertisment

Topi i Artë nuk do të ndahet këtë vit. “France Football” ka deklaruar se trofeu prestigjioz personal që i jepet çdo vit një futbollisti, nuk do të ndahet këtë vit, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Kryeredaktori i “France Football”, Pascal Ferré, tha se nuk ishin plotësuar të gjitha kushtet për mbajtjen e edicionit të vitit 2020.

Reklame

“Për herë të parë që prej vitit 1956, Topi i Artë nuk do të akordohet, sepse besojmë që ky vit kaq i veçantë nuk mund të trajtohet si normal”, tha ai.

Ndarja e trofeut, i cili konsiderohet më prestigjozi për një futbollist, është një nga ngjarjet që pritet më shumë për tifozët e futbollit por edhe për vetë futbollistët. /Opinion.al