Mes pandemisë së covid, ringjallet virusi i rrezikshëm në Afrikë

Pesë persona kanë humbur jetën nga Ebola në Guine, ndërsa kjo është ringjallja e parë e sëmundjes në vendin e Afrikës Perëndimore, që nga shpërthimi më i keq në botë midis 2013 dhe 2016, që la më shumë se 11 300 persona të vd ekur.

Agjencia shëndetësore në Guine tha se dy persona të tjerë janë konfirmuar pozitivë me virusin, ndërsa 10 të tjerë kanë shfaqur simptoma.

Vi ktima e parë konfirmuar ishte një infermiere 51-vjeçare, e cila vd iq në fund të janarit.

Dy vëllezërit e saj që morën pjesë në va rrim, kanë vd ekur po ashtu nga virusi më vonë. Simptomat e tyre ishin diarre, të vjellat dhe gjakderdhje.

Kryeministri Ibrahima Kassory Fofana tha se Guinea kishte “ngritur struktura për t’u marrë me këtë lloj epidemie”.

‘Pa panik, le të respektojmë udhëzimet sanitare. Ebola do të mposhtet përsëri, ‘shkroi ai në Twitter.

Ebola shkakton ethe të forta dhe, në rastet më të këqija, gjakderdhje të pandalshme. Transmetohet përmes kontaktit të ngushtë me lëngjet trupore dhe njerëzit që jetojnë me pacientët ose kujdesen për ta, janë më të rrezikuarit.