Mesazhi optimist i historianit të njohur: 2021, vit i ndryshimeve të mëdha

Historiani i dhe prezantuesi i njohur në BBC, Sir David Attenborough, në mesazhin e tij për fundvit, ka deklaruar se 2021 mund të jetë ‘viti pozitiv për ndryshim’. Ai theksoi se “nevoja për të ndërmarrë veprime” kundër ndryshimeve klimatike nuk ka qenë kurrë më urgjente.

“Po ju flas nga shtëpia ime, sepse si shumë prej jush unë kam kaluar një pjesë të madhe të vitit të kaluar brenda, larg nga miqtë, familja dhe eksplorimi në botën natyrore.

Reklame

Kanë qenë disa muaj sfidues për shumë prej nesh, por reagimi ndaj këtyre kohërave të jashtëzakonshme ka provuar se kur punojmë së bashku, nuk ka asnjë kufizim për atë që mund të arrijmë. Sot ne po përjetojmë ndryshime mjedisore si kurrë më parë, dhe nevoja për të ndërmarrë veprime nuk ka qenë kurrë më urgjente. Këtë vit, bota do të mblidhet në Glasgoë për Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike.

Është një moment vendimtar në historinë tonë. Ky mund të jetë një vit për ndryshime pozitive, për veten tonë, për planetin tonë dhe për krijesat e mrekullueshme me të cilat e ndajmë atë. Në të ardhmen ndoshta bota mund ta kujtojë me krenari dhe të thotë,” ne bëmë një ndryshim. Le ta bëjmë 2021 një vit të mbarë për të gjithë banorët e planetit tonë të përsosur,” tha ai.