Mesi edhe dy vite të tjera me Barcelonën, ja sa do jetë paga

Advertisment

Bisedimet për marrëveshjen e re mes Lionel Mesit dhe Barcelonës janë në fazën e avancuar. Sipas mediave spanjolle, të dy palët janë afër marrëveshjes së re, e cila do të ketë kohëzgjatje vetëm 2 vite.

Me marrëveshjen e re, Mesi do të ketë pagën javore prej 550 mijë euro, ndërsa detajet e tjera do të shtjellohen deri në fund të sezonit të La Ligës.

Reklame

Në bisedat është babai i Mesit dhe presidenti i Barcelonës, Hosep Bartomeu, ndërsa me marrëveshjen e re, e cila do të jetë aktive deri në vitin 2023, Mesi mund të largohet nga “Camp Nou” në përfundim të secilit sezon.

 

Argjentinasi është plot 16 vite me ekipin e parë të Barcelonës, të cilës iu bashkua në vitin 2004, duke regjistruar 477 ndeshje për ekipin katalonas me 440 gola të shënuara.