Mesi thotë Ronaldo është një golashënues grabitqar

Ylli i Juventusit Ronaldo ka shënuar në 11 ndeshje radhazi në Serie A, edhe pse këtë muaj i mbushi 35 vjet dhe i ka 24 gola deri tani këtë sezon në të gjitha garat.

Messi, ndërkohë, ka plot katër ndeshje pa shënuar gol por, megjithatë, ka kontribuuar me gjashtë asiste në tri ndeshjet e fundit për gjigantin katalonas.

Reklame

Edhe pse të dy ata kanë qenë gjithmonë shumë frytdhënës para portës, Messi beson se Ronaldo e ka bërë fiksim shënimin e golave.

 

“Është normale që ai po vazhdon të shënojë, ai është sulmues grabitqar, i pëlqen të shënojë dhe ai do të shënojë sa herë që luan.

Ai ka shumë veti të mira si sulmues dhe është në gjendje të shënojë nga mundësia më e vogël”, tha Mesi për “Mundo Deportivo” i pyetur për paraqitjet e fundit të Ronaldos.