Mësimi në shtator nëpër shkolla, por me kushte ndryshe?

Advertisment

Shkurtimin e vitit shkollor, reduktimin e nxënësve nëpër klasë, puna me ndërrime dhe mësimi duke respektuar distancën, janë këto qëndrimet ende jo zyrtare të Ministrisë se Arsimit në RVM për mësmin në vitin e ri shkollor 2020/2021. Kjo e fundit në bashkëpunim të ngushtë me ministrinë e shëndetësisë dhe Komisionin për Sëmundje Infektive, do vendos përfundimisht deri më 10 gusht, transmeton INA.

Në takimin e sotëm me Komisionin për Sëmundje Infektive (KSI) përveç përfaqësuesve nga minstria e arsimit dhe shëndetësisë morën pjesë edhe përfaqësues të Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale për të diskutuar edhe për funksionimin e çerdheve, por për këta të fundit nuk ka ndonjë propozim konkret.

Reklame

Nga ministria arsimit mbajnë qëndrimin se në rast të kthimit të mësimit me prezencë fizike, Shkollat duhet të përgatiten konform protokolleve shëndetësore për mbrojtje nga koronavirusi.

“E gjithë kjo kërkon një shqyrtim të mëtutjeshëm edhe nga komisioni dhe besoj që brenda ditëve, përderisa janë dhënë edhe disa afate të caktuara se deri kur do të mbarojë dhe deri kur do të mund të miratohet e njëjta, prandaj e gjithë kjo ka pas një konstruktivitet në bisedimet që janë zhvilluar dhe pritet që të kemi një finalizim të së njëjtës për të ardhur në një konkluzion se cila prej këtyre protokolleve do të pranohet dhe do të jetë më e mirë për tu zhvilluar edhe procesi mësimor “, thekosi Armend Arsllani, zëvendësministër i Shëndetësisë. (INA).