Pacientja 31-vjeçar nga rajoni i Gostivari, konkretisht fshati Dobërdoll, e cili vdiq në Klinikën e Sëmundjeve Infektive në Shkup si e infektuar me Kovid 19 është një grua shtatzënë, e cila u konfirmua si pozitive në 26 maj dhe u operua me urgjencë nga gjinekologët para se të vendosej në Infektiv.
Në operacion urgjentë gjinekologjik në 26 maj, pacientja iu nënshtrua një operacioni dhe i është nxjerrë festusi i vdekur.
Ajo u transferua menjëherë në Klinikën e Sëmundjeve Infektive, ku u monitorua nga gjinekologë, epidemiologë, transfuziologë dhe infektologë.
“Klinika monitoroi çdo ditë trajtimin e gruas shtatzënë dhe nga aspekti i autorizimeve tona, nuk ka vërejtje në lidhje me ndërhyrjet mjekësore, d.m.th. pacientes i janë dhënë të gjitha terapitë dhe kujdesi i duhur”, tha Dr. Irinka Buhova Sotirova.
Pacientja nga Gostivari është gruaja e dytë shtatzënë që vdiq pas lindjes së fëmijës ose ndërhyrje gjinekologjike nga pasojat e KOVID 19. Më parë, një grua 26-vjeçare nga Kumanova lindi dhe më pas vdiq në Klinikën e sëmundjeve infektive.
Sot, Ministria e Shëndetësisë njoftoi se 8 pacientë vdiqën në 24 orët e fundit si pasojë e virusit korona, dhe u regjistrua një rekord prej 196 pacientë të rinj të infektuar.
Burimi: Telma