Mësohen çerekfinalistët çka duhet të dijmë para shortit

Çellsi dhe Bayerni janë skuadrat e fundit që siguruan një vend në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Që më parë një biletë të çerekfinales siguruan edhe Borusia Dortmund, Liverpulli, PSZH, Porto, Manch Citi dhe Real Madrid.

Hedhja e shortit për çerekfinalet do të zhvillohet të premtën në mesditë, në Nion. Sipas rregullores së UEFA-s, nuk asnjë privilegj në short dhe secili me secilin mund të takohet.

Anglia ka më shumë klube në çerekfinale (Liverpulli, Man. Siti dhe Çellsi), pas së cilës renditet Gjermania me Bajern Munihun dhe Borusia Dortmundin, ndërsa nga një ekip kanë Portugalia (Porto), Spanja (Real Madridi) dhe Franca (PSZH).

Ndërkohë, në historikun e futbollit elitar evropian, vetëm Man. Siti dhe PSZH, nuk kanë fituar trofeun e Ligës së Kampionëve.

 

Ndeshjet e parë të çerekfinales do të zhvillohen më 6 dhe 7 prill, ndërsa ato të kthimit janë më 13 dhe 14 prill.

Sfidat e para të gjysmëfinales janë caktuar për 27 dhe 28 prill, ndërsa ndeshjet e kthimit janë në program për 4 dhe 5 maj.
Finalja do të luhet më 29 maj në stadiumin “Ataturk” në Stamboll.