Mësohen emrat e bartësve të listave nga BDl

Kur kanë mbetur edhe pesë ditë deri në afatin përfundimtar të caktuar nga KSHZ-ja, për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë, partitë endë po kalkulojnë me emrat dhe me renditjet, shkruan Gazeta Express.

Nga burime brendpartiake, BDI ka vendosur për bartësit e listave të tyre, që do jenë gjithsej pesë lista për zona zgjedhore ku garon kjo parti.

Reklame

Në zonën numër 1 – bartës do të jetë Izet Mexhiti, në zonën 2 – bartës do të jetë Arbër Ademi, në zonën 3 – Bekim Neziri, në zonën 5 – Talat Xhaferi dhe në zonën 6 – Ali Ahmeti./Gazeta Express/