Mësohet data dhe vendi i sfidës: Fjuri – Xhoshua

Konfirmohet një nga duelet më të mëdha të boksit: Tajson Fjuri-Entoni Xhoshua, kategoria e peshave të rënda. Boksierët britanikë do të përballen më 14 gusht në Arabinë Saudite. Fituesi i këtij dueli do të mbajë katër rripa të peshave të rënda.

Aktualisht 31-vjeçari Xhoshua është kampion në VBA, VBO dhe IBF, kurse Fjuri mban rripin e VBC.

Reklame

Një ndeshje për t’u futur në histori, pasi kurrë një boksier nuk ia ka pasur të katër rripat në pronësinë. Natyrisht se është garantuar edhe një sfidë tjetër nëse kërkohet revansh.