Messi ak uzon gjyqtarin: Donte të më mohonte El Clasicon

Barça mundi në frymën e fundit Valladolidin dhe tani e sheh veten një pikë prapa Atlético Madridit.

Kësisoji, gara për titullin në La Liga është më e ndezur se kurrë. Lojtarët katalanas janë më shumë se të vetëdijshëm se nuk mund ta lënë rastin t’iu shpëtojë. Edhe kapiteni është shumë i qartë për këtë.

Reklame
HTML Image as link Reklamë:
Qries

Leo Messi do ta humbiste “El Clásico” e fundjavës, nëse merrte një të verdhë kundër Valladolid.

Para se të hynte në tunelin e stadiumit, pasi arbitri sinjalizoi mbarimin e ndeshjes, ai i tha Carlos Naval se qëllimi i gjyqtarit ishte pikërisht ta pengonte të luante kundër Real Madridit: “Ai dëshironte të merrja karton të verdhë… Boh, e pabesueshme”.

 

Motivimi i Leo Messi është aq i madh, sa si lider, mbas pjesës së parë foli disa fjalë inkurajuese para shokëve të skuadrës: “Kjo ndeshje duhet të fitohet me patjetër. Le të kemi një marsh më shumë në pjesën e dytë, më tepër ritëm”.

Një deklaratë shumë e qartë e qëllimeve dhe një kërkesë për të tijtë, që të luanin me më shumë intensitet. Kapiteni e dëshiron fort këtë titull, edhe Barça gjithashtu.