Messi bie dakord: OK uljes së pagës për 70%

Advertisment

Futbollistët e Barcelonës kanë bërë të ditur se kanë pranuar reduktimin e pagës përmes rrjeteve sociale. Lionel Messi, ashtu si Luis Suarez e Ter Stegen mes të tjerëve kanë publikuar një mesazh në të cilin zyrtarizojnë “shkurtimin e 70% të pagës gjatë periudhës së emergjencës” duke shtuar se do të ndihmojnë në nivel ekonomik punonjësit e klubit. Polemika në Spanjë përfundon këtu: “Vullneti ynë ka qenë gjithnjë ky, e kuptojmë momentin. Heshtja jonë lidhej me faktin se prioriteti ynë ishte të gjendim zgjidhjen e duhur”.

MESAZHI I LOJTARËVE TË BARCELONËS

Reklame

“Është shkruar dhe folur shumë mbi skuadrën e parë të Barcelonës në lidhje me pagat e lojtarëve gjatë kësaj periudhe të gjendjes së alarmit. Para së gjithash, duam të qartësojmë se vullneti ynë ka qenë gjithnjë për të aplikuar një ulje të pagave që marrim, sepse e kuptojmë që bëhet fjalë për një situatë të jashtëzakonshme e jemi të parët që e kemi ndihmuar gjithnjë klubin kur na e ka kërkuar. Përfshirë edhe shumë raste që e kemi bërë me inisiativën tonë, në momente të tjera që na është dukur e nevojshme apo e rëndësishme.

Në anën tjetër, nuk resht së surprizuariqë brenda klubit ishin ata që donin të na vinin lenten zmadhuese e kërkonin të shtonin mbi ne presionin për të bërë dicka që ne gjithnjë kemi dashur ta bëjmë. Nga ana jonë, erdhi momenti të njoftojmë se, përvec shkurtimit prej 70% të pagave tona gjatë gjendjes së alarmit, do të japim një kontribut edhe për punonjësit e klubit që të mund ta marrin 100% të rrogës së tyre gjatë kësaj situate. Nëse nuk kemi folur deri tani ka ndodhur sepse prioriteti ishte të gjendim zgjidhjen e duhur për të ndihmuar klubin, por edhe ata që do të goditeshin më shumë nga kjo situatë.