Messi: Doja të largohesha nga Barcelona-ja arsyeja

60

Ylli botëror i futbollit Lionel Messi ka deklaruar se ka marrë në konsideratë që ta braktisë klubin e tij të Barcelonës, pas vënies në shënjestër të autoriteteve tatimore spanjolle në vitin 2010.

Në një intervistë për radio stacionin katalonjas RAC1, Messi ka thënë se “është ndjerë se nuk trajtohet si duhet në Spanjë dhe nuk dëshironte të qëndrojë në një vend ku akuzohej për mospagesën e taksave si duhet”.

Ai tha se ishte një situatë shumë e vështirë për të dhe familjen e tij dhe la të kuptohet se nëse do të kishte një ofertë zyrtare nga një klub tjetër në atë kohë ai mund të largohej.

Messi tha se ndjeu se ishte përdorur si një shembull nga autoritetet tatimore spanjolle, sepse ishte lojtari i parë më i mirë që shënjestrohej.

 

Problemet e Messit me autoritetet spanjolle filluan në sezonin 2013-2014 dhe ai përfundimisht mori një dënim me burg prej 21 muajve pasi u shpall fajtor për mashtrim të autoriteteve tatimore prej 4.1 milionë euro.

Më vonë disa lojtarë të tjerë u akuzuan për mospagim taksash nga autoritetet spanjolle, përfshirë ish-sulmuesin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo.

Messi tha se dëshironte që Ronaldo të kishte qëndruar tek Real Madridi sepse prania e tij ishte e mirë për ligën spanjolle dhe rivalitetin me Barcelonën.

Në intervistën e së hënës, Messi përsëriti dëshirën e tij për ta rikthyer Neymarin në klub dhe se kur ish-shoku i skuadrës Xavi Hernandez vendos të trajnojë Barcelonën, skuadra do të luante ngjashëm me atë siç luante nën drejtimin e Pep Guardiolas.