Messi me 3 fanella siguron 50 mijë doza të vaksinës për covid

Advertisment
HTML Image as link

Lojtari i Barcelonës, Lionel Messi, me tre fanellat e tij ka blerë 50 mijë doza të vaksinës Covid-19, të cilat do të përdoren për t’i vaksinuar lojtarët e futbollit në Amerikën e Jugut.

Sipas ‘The Guardian’, Messi dhuroi tre fanella të nënshkruara për kompaninë kineze ‘Sinovac’ në këmbim të 50 mijë vaksinave.

Reklame

“Drejtuesit e Sinovac treguan admirimin e tyre për Lionel Messin, i cili dërgoi tre fanella të nënshkruara”, shkroi Gonzalo Belleso, ish-futbollisti argjentinas, tani zyrtar i Konfederatës së Futbollit në Amerikën e Jugut.

Edhe pse Messi siguroi këto vaksina, duhet pritur miratimin e qeverisë argjentinase për ta lejuar vaksinimin./IndeksOnline/