Mësuesit: Mësimi online nuk po jep rezultatet e duhura

Advertisment

Mësimdhënësit shprehen të shqetësuar për fatin e nxënësve nëse mësimi nga distanca do të vazhdojë deri në përfundimin e vitit shkollor, ashtu siç paralajmëroi Carovska. Mësuesja Suzana Jakupi Kurbardoviq tha se ngecjet tek nxënësit janë të dukshme që në fillimin e mësimit online, posaçërisht tek ata që kanë të arritura mesatare në procesin mësimor.

Ngecjet te nxënësit janë shumë të dukshme. Nxënësit të cilët janë në nivel pak më mesatar në lidhje me të arriturat në procesin edukativo arsimor, te ata ka mjaft ngecje. Vet po e vërej, janë më pasiv gatë realizimit të orëve. Nëse me të vërtet ky vit shkollor përfundon online ne arsimtarët do të ballafaqohemi me një problem edhe më të madh jashtë platformës, me notimin e nxënësve – tha Suzana Jakupi Kurbardoviq, mësuese në Sh.f “25 Maji”.

Reklame

Në shkollën fillore “25 Maji”, 285 nxënës kanë mbetur akoma pa mësim online për shkak të mungesës së pajisjeve. Furnizimi i tyre prite të bëhet për një periudhë të shkurtër.

Sot, kemi bërë konkursin në hyrjet publike ku mund të garoj çdo kompani, pasi është I hapur tenderimi. Brenda 20 ditëve përcaktohet se cila kompani në mënyrë elektronike do të bëj furnizimin e shkollës me tablet – u shpreh Fadil Murtezani, Drejtor i Sh.f “25 Maji”.

Nga ministria e Arsimit thanë për Alsat se modeli që ofron mësimdhënie të kombinuar – në internet dhe me prani fizike vazhdon të zbatohet. Nga atje thonë se për shkak të situatës epidemiologjike modeli online duhet të mbetet në praktikë dhe të zbatohet deri në fund të vitit shkollor.

Melihate Rustemi