Mësuesja me simptoma të koronavirusit ka dërguar fëmijën në shkollë, izolohen 22 nxënës

Advertisment

Kryetari i Komunës Qendër, Sasha Bogdanoviq ka informuar se edhe 22 fëmijë të shkollës fillore “Goce Dellçev” janë në izolim shtëpiak për shkak se njëra nga mësueset e kësaj shkolle e cila gjithashtu është edhe prind i një fëmije që ndjek mësimin në këtë shkollë për disa ditë me radhë ka pasur simptoma të koronavirusit.

Nëna e njërit nga fëmijët, e cila është gjithashtu mësuese në shkollë edhe pse ka pasur simptoma të koronavirusit dhe për disa ditë nuk ka shkuar në punë, përsëri fëmijën e ka dërguar në shkollë.

Reklame

Bogdanoviq kërkon nga drejtori i shkollës të marre masa sanksionuese për mësuesen në fjalë.

Ashpër e dënoj sjelljen e papërgjegjshme të mësueses dhe kërkoj nga drejtori i shkollës të hetojë plotësisht çështjen dhe në mënyrë adekuate të sanksionojë mësuesen.

Theksoj që një sjellje e tillë e pamatur dhe e papërgjegjshme e një edukatori nuk duhet të tolerohet. Mësuesit duhet të jenë shembull se si duhet punuar me përkushtuar për mirëqenien e fëmijëve dhe në asnjë rast nuk duhet të lejojnë që sjellja e tyre të rrezikojë sigurinë e nxënësve.

Komuna po ndërmerr të gjitha hapat për të mbajtur higjienën në shkolla dhe i bëj thirrje stafit arsimor dhe prindërve që të respektojnë masat dhe rekomandimet shëndetësore,- thuhet në statusin e Bogdanoviq./TV21