Meteorologia paralajmëron: Mos hani akullin që ngrin nëpër çatitë e shtëpive sepse..

Jeni nga ata persona që shijoni freskinë, ndërsa copëtoni me dhëmbë një copë akulli? Epo pas këtij informacioni duhet të ndaloni së bëri këtë veprim.

Një meteorologe në SHBA, Katie Nickolaou, tha se sado që mund të duket argëtuese, do të pendoheni seriozisht kur të zbuloni se çfarë fshihet brenda akullit. Sipas saj, janë të mbushur me jashtëqitje zogjsh.

Reklame

Pasi pa një seri videosh të njerëzve në internet duke ngrënë akull, ajo paralajmëroi njerëzit në lidhje me rreziqet e ngrënies së ujit të ngrirë të shiut. “Ju lutem mos e bëni më atë.

Akulli që ngrinë nëpër çatitë e ndërtesave janë të mbushur ame jashtëqitje zogjsh. Nëse vërtetë ju pëlqen kaq shumë akulli, merreni nga frigoriferi”, tha ajo.