Mexhiti: BDl asnjëherë në histori nuk ka hyrë në qeveri si humbës, i fitojmë edhe këto zgjedhje

Nënkryetari i BDl së, Izet Mexhiti duke folur për përbërjen e ardhshme qeveritare ka thënë se edhe këtë cikël zgjedhorë Bashkimi Demokratik për Integrim do të del fitues dhe si i tillë do të hyjë në Qeveri. Ai ka folur edhe për koalicionet LSDM BESA apo ASH AAA.

“Me vet faktin që jemi përcaktuar të dalim vet me programin tonë në zgjedhje, para elektoratit, me raportin për rezultatet tona. Pra ne pretendojmë që edhe njëherë të marrim legjitimitetin e shqiptarëve dhe t’i përfaqësojmë shqiptarët. Historiku i BDl së njihet se asnjëherë nuk ka hi si humbës në Qeveri. ka qenë në çdo përbërje sepse ka fituar shumicën e votave shqiptare”, deklaroi Mexhiti.