Mexhiti: E mbështesim Qeverinë, nëse ngremë votëbesim do të jetë vetëm për Artan Grubin

Deputeti, njëherit edhe koordinator i grupit parlamentar të BDl-së, Izet Mexhiti thotë se e mbështesin Qeverinë, duke shtuar se problemet janë brenda BDl-së pasi që sipas tij duhet të dëgjohet zëri i strukturës.

I pyetur nga TV21, për paralajmërimet e kreut të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski për formimin e një shumice të re parlamentare, Mexhiti shprehet se nuk kanë problem me Qeverinë, por ka shanse që ndaj zëvendëskryeministrit të parë Artan Grubi të ngritet mocion mosbesimi.

Reklame
HTML Image as link Reklamë:
Qries

“Nuk kemi problem me orientimin e Qeverisë. E mbështesim këtë Qeveri. Problemet janë brenda BDI-së, që të dëgjohet zëri i strukturës. Nëse ngremë votëbesim, do të jetë vetëm për Artan Grubin”, tha për TV21, Izet Mexhiti – Deputet i BDl-së.