Mexhiti i BDl-së nuk e voton Qeverinë e Kovaçevskit

Deputeti i BDI-së, Izet Mexhiti për “Sloboden Pecat” ka konfirmuar se nuk do të votojë për qeverinë e re të Dimitar Kovaçevskit. Ai nuk ka dashur të sqarojë më tej pse nuk është i pranishëm në seancën parlamentare për zgjedhjen e qeverisë dhe as pse nuk e mbështet atë.

Mexhiti thotë se deri më tani ka folur shumë dhe se qëndrimet e tij janë të njohura për publikun.

Reklame

Në seancën për votimin e Qeverisë së re nuk është prezent edhe deputeti i BDI-së Izet Mexhiti. Ai ishte i pranishëm vetëm në momentin e hapjes së seancës, shkruan Alsat.

Alsat mëson se Qeveria e re do të ketë numra të mjaftueshëm për të marrë besimin e Kuvendit./ Alsat.mk