Mexhiti: Opozita le të vendos kë ka ‘lider’ pastaj do marrin debat (VIDEO)

Opozita fillimisht duhet të vendos se cili është lideri i tyre dhe më pas të kërkojë debat me liderin Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti. Kështu u shpreh nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti në emisionin Click Plus në Televizionin 21.

“Problemi qëndron në atë se kush është lideri i opozitës edhe pse u promovua nga Taravari se ai është Ziadin Sela, dhe tani ka lëvizje se opozita e shqiptarëve është herë BESA e herë koalicioni i tij. Në zgjedhjet e fundit lokale Zieadin Sela humbi betejën në Strugë. Po e lëmë këtë pasi edhe vetë partitë politike opozitare kanë dilema se cili është lider i tyre,” deklaroi Mexhiti.