Mexhiti paralajmëron partitë maqedonase: Nuk do të ketë qeveri pa fituesin tek pala shqiptare

Advertisment

Nuk mund të ketë qeveri në vend, pa fituesin e zgjedhjeve të bllokut shqiptarë. Këtë paralajmërim e bëri para kap minutash, nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Izet Mexhiti.

Ky reagim i Mexhitit vjen një dit pas koalicionit LSDM-BESA. Ai tha se Lëvizja Besa është parti e etur për pushtet dhe ka pranuar që të lidh koalicion me LSDM-në, pa asnjë kusht. Mexhiti se janë të fokusuar dhe janë duke punuar që të marrin legjitimitetin e popullit shqiptarë. Sipas tij, BDI-ja është garancë e Marrëveshjes së Ohrit, garancë dhe nismëtare e marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë.