Mexhiti: Pas 15 korrikut adresa e Zaevit dhe Mickovskit për të formuar Qeverinë do të jetë në Reçicë tek Ali Ahmeti (VIDEO)

Advertisment

Bartësi i listës në njësinë e parë zgjedhore Izet Mexhiti në fjalimin e tij para qytetarëve të Komunës së Sarajit, tha se që në momentin e tij kur Kryetari i BDI-së, z.Ali Ahmeti shpalosi idenë e tij të guximshme se ka ardhur koha për kryeministrin e parë shqiptarë me kandidat Naser Zyberin, Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev dhe ai i VMRO-së, Hristijan Mickovski duhej të pranojnë se kandidati ynë është më me përvojë, më kualitativ dhe më mirë mund të udhëheq Qeverinë e RMV-së.

“Ashtu siç ua thyem paragjykimin se shqiptari mund të jetë kryetar i parlamentit por njëherit të jetë edhe kryetari më i suksesshëm Talat Xhaferi, një gjë të tillë nuk e themi vetë ne por edhe të tjerët. Të themi të drejtën Ali Ahmeti guximshëm i plason idetë e tija aq guximshëm që jo opozita shqiptare por as ne brenda BDI-së nuk kemi qenë aq të guximshëm të bëjmë kërkesa të këtilla tek lideri jonë për ti implementuar. I kërkuam që të zyrtarizoj UT-në, ndërkaq Ahmeti bëri që të kemi edhe Universitet në qytetin e Shkupit, vazhduam ti me kërkesa tjera dhe një ndër to ishte që të bëhet gjuha shqipe zyrtare në parlament dhe Qeveri, ndërkohë Ahmeti e dërgoi gjuhën shqipe deri në
Strumicë e Vallandovë. Ne kërkuam që Flamuri Kombëtarë të valojë në trevat tona, kryetari Ahmeti e barti prej cepit në cep në Republikën e Maqedonisë së Veriut., u shprehë Mexhiti.

Reklame

Në mes të tjerash, Mexhiti potencoi se nuk kërkohet vota nga qytetarët e Dërvendit, Shkupit dhe në përgjithësi të shqiptarëve për të mposhtur këta parti politike që nuk e dinë a janë pozitë apo opozitë.

“Këta nuk kanë dhënë prova që të përfaqësojnë me dinjitet opozitën shqiptare e lëre më t’iu japim shans për të na qeverisur. Nuk kërkojmë votën për ti mposhtur këta që janë mposhtur vetë, sepse edhe ato me fitoret tona bashkërisht do të jenë fitimtarë pas datës 15 korrik. Ne kërkojmë votën që shqiptari të faktorizohet në Republikën e Maqedonisë së Veriut , kërkojmë votë që pas 15 korrikut në mbrëmje që adresa e Zoran Zaevit dhe Hristijan Mickovskit të jetë në Reçic tek Ali Ahmeti,” nënvizoi Mexhiti.

Në këtë tubim në kuadër të fushatës për zgjedhjet parlamentare për vitin 2020 fjalim mbajti Kryetari i Komunës së Sarajit, Blerim Bexheti i cili para banorëve të kësaj komune u shprehë se të gjitha investimet kapital deri më tani janë realizuar dhe të gjitha mbajnë vulën e BDI-së.

Ndërkaq fjalë rasti patën edhe dy kandidatët për deputet në njësinë e parë zgjedhore Shermine Mamuti dhe Arben Zyberi të cilët para qytetarëve të Komunës së Sarajit shpalosën një pjesë të programit të BDI-së i
cili pritet të realizohet në mandatin e ardhshëm.