Mexhiti pyet si nuk u gjet një shqiptar në 100 vite për tu bërë kryeministër i Maqedonisë? (VIDEO)

Advertisment

Duke iu kundërpërgjigjur Petar Bogojeskit nga Koncepti Maqedonas, i cili tha se shtetit nuk i duhet kryeministër sipas përkatësisë etnike por sipas cilësive që ka, kandidati i BDI-së për deputet, Izet Mexhiti tha se nuk qëndron puna tek cilësia e kandidatit por tek bindja e krijuar se një shqiptar nuk mund të jetë kryeministër.

“A nuk ka pasur në 100 vite një shqiptar kualitativ që ta thyej akullin e të jetë kryeministër. Nuk ka qenë problemi a është kualitativ apo jo, por këtu është krijuar bindja se disa pozicione janë monopol, do me thënë vetëm nëse je i palës maqedonase” u shpreh Mexhiti në Debatin Zgjedhor në Televizionin 21.

Reklame

Ai madje rikujtoi se Maqedonia dikur ka pasur edhe Hari Kostovin për kryeministër e që për nga përkatësia etnike ka qenë vlleh, komunitet që është më pak se 1 për qind në vend, tha Mexhiti, bartës i listës së BDI-së për deputetë në njësinë 1./TV21