Mexhiti: Synimin për BDI më të mirë do ta bëj nga brenda BDI-së dhe jo duke ikur

Pas disa spekulimeve online, se koordinatori i grupit parlamentar i BDI-së, Izet Mexhiti, po kalon në një parti tjetër poltike, ka reaguar deputeti duke i hedhur poshtë këto zëra.

“Ju informoj se unë aktivitetin dhe karrierën politike e kam ndërtuar me BDI që nga viti 2002 dhe synimin për BDI më të mirë do ta bëj nga brenda BDI-së dhe jo duke ikur”, ka shkuar Mexhiti në profilin e tij në Facebook.

Reklame

Këto zëra ndaj deputetit integrist vijnë pas pakënaqësive të tij të shprehura hapura për emërimet në eksekutiv që kur u formua qeveria, ndërsa në fund të vitit, Mexhiti kërkoi llogari nga bashkëpartiaku i tij, zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi, për disa projekte siç janë zona industriale në Vizbeg, shpërndarja e administratorëve si dhe mosmbajtja e premtimeve për 100 ditët e para të qeverisjes./TV21