Mickoski: Delçevi është Maqedonia, shtylla e ekzistencës tonë si popull

Advertisment

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në protestën e sotme tha se po shprehet revolta për vonesat, siç tha ai në integrimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian, e cila sipas tij po mbahet peng nga pushteti aktual. Mickoski theksoi se nuk do të lejojë kompromise për Goce Dellçenin dhe se sipas tij kjo figurë paraqet shtyllën e ekzistencës së popullit maqedonas.

Delçev është vija e kuqe e dinjitetit dhe identitetit tonë, për këtë jemi sot këtu, për shkak se Delçevi është Maqedonia dhe shtylla e ekzistencës tonë si popull. Maqedonizmi dhe ajo çfarë jemi nuk është asgjë më pak e rëndësishme se evropeizmi, Maqedonizmi është mbi dhe para gjithçkaje. Sot jemi këtu edhe për Bashkimin Evropian edhe për Goce Dellçevin. Protestojmë sepse Delçevi është edhe vlerë evropiane, sepse ideja e tij për liri dhe ngritje kulturore të një populli, është ide mbi të cilën është themeluar Bashkimi Evropian”, tha mes tjerash Hristijan Mickoski, lider i VMRO-DPMNE-së.