Mickoski deri te qytetarët: Vota juaj i ndryshon punët

Advertisment

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickoski në prag të votimit në zgjedhjet dërgoi letër të hapur deri te opinioni ku u bën thirrje qytetarëve të votojnë sepse, siç thotë, vota e tyre i ndryshon punët.

“Me mosvotim u jepni të drejtë atyre të cilët ju kanë zhgënjyer të vazhdojnë ta bëjnë atë. Vota juaj, megjithatë, na jep mundësi neve, brezit të ri të politikanëve pa hipoteka, t’i ndryshojmë punët. Neve na duhet shtet dhe pushtet që do t’u shërbejë juve. Dhe nuk ka qeveri ideale. Unë nuk premtoj mrekulli, por ua jap fjalën se do të punojmë shumë dhe se sigurt do të jemi më të mirë nga ata që i keni parë deri më tani. Sepse asnjë sukses nuk ka ardhur pa punë dhe shumë djersë, shumë anulime dhe këmbëngulje. Dhe nuk është bixhoz nëse zgjidhni dikë të panjohur i cili premton sukses, por është një bixhoz i të ardhmes personale kur iu jepni shans të dytë dikujt i cili vazhdon të humb dhe t’u zhgënjejë”, shkruan Micskoski në letër.

Reklame

Thekson se ekzistojnë shumë arsye që populli të mos votojë për pushtetin aktual dhe se duhet të ripërtërihet vendi ekonomikisht, politikisht dhe shoqëror.