Mickoski: Do të ndërtojmë edhe autostradën Shkup Bllacë

Advertisment

Më shumë drejtësi, më shumë ekonomi, më shumë siguri dhe shpresë. Fokusi imë do të jetë atje ku jemi më të dobët, ajo është ekonomia.

Kreu i opozitës Hristijan Mickoski paralajmëroi 12 projekte ekonomike. Ndërtimi i autostradës Shkup Manastir përmes Velesit, Çashkës dhe Prileput, që sipas tij nga Shkupi deri në Manastir do të udhëtohet për një orë e 30 minuta.

Reklame

“Do të ndërtojmë rrugë të reja por edhe ato që kanë filluar dhe nuk kanë mbaruar. Do të ndërtojmë edhe autostradën Shkup Bllacë. Për një mandat do të investojmë 2 miliardë euro, në infrastrukturë”, tha Micksoki.

Kreu i opozitës Micksoki u shpreh se investimet në infrastrukturë, janë investime për të ardhmen.

“Nuk dua të premtoj diçka që nuk mund ta realizojmë, do të premtojmë vetëm atë që jemi të bindur se do t’i realizojmë. Shumica e projekteve tona ndërlidhen me infrastrukturën”, tha Mickoski.