Mickoski: Ka informacione se Maqedonia do të coptohet (VIDEO)

Advertisment

“Kam informacione se këtë fundjavë do të coptohet Maqedonia në Sofje dhe se po bisedohet për të ardhmen e identitetin tonë”. Kështu deklaroi lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, nga protesta e sotme, ku u kërkua dorëheqja e kryeministrit Zoran Zaev.

Mickoski ju drejtua Zaevi duke i thënë se do të jap përgjegjësi për tradhëti nëse bëjnë marrëveshje me të cilën dëmtohet identiteti. Ai poashtu ju bëri thirrje politikanëve bullgar që të ju kërkojnë falje para përmendores të luftëtarëve të AVNOJ, ndërsa bashkësisë ndërkombëtare i tha se Maqedonia meriton të filloj bisedimet meBE-në.

Reklame

Hristijan Mickoski, lider i VMRO-DPMNE-së

“Të mos lejojmë Zaev të ndryshoj historinë, por ai të bëhet histori. Kështu do ta shpëtojmë edhe historinë tonë edhe dinjitetin tonë dhe vetëm ashtu do të arrijmë të sigurojmë të ardhme. Dorëheqja është e pashmangshme. Të gjitha filmat e këtij personi janë të qarta dhe tashmë të shikuara. Edhe optimisti i fundit i dashuruar në figurën dhe veprën e Zoran Zaevin, e ka humbur optimizimin sepse me të vetëm do të humbin”.

Ai poashtu tha se Zaev në vend se të lejoj politikanët bullgarë ti fyejnë, duhet të mbroj integritetin dhe dinjitetin e maqedonasve.

Hristijan Mickoski, lider i VMRO-DPMNE-së

“Është shkatërruese që nuk ka asnjë reagim të vetëm për fyerjet në llogari të qytetarëve tanë nga politikanë të lartë me të cilët Zaev përqafoheshte në Bullgari. Po pyetem edhe sa fyerje do të ketë nga Karakaçanv dhe Zaharieva. Zaevi është i detyruar të mbroj interesin, dinjitetin, nderin e popullit”.

Përndryshe, prej tre ditësh, VMRO proteston kundër kryeministrit Zaev dhe deklaratës së dhënë për DË, që në opinion ngriti reagime të shumta. Zaev pas saj, tha se i vjen keq për reagimet që ka shkaktuar por jo edhe për atë që kishte thënë.

Sipas paralajëmrimeve, VMRO-DPMNE javën që vjen do të ngris çështjen e interpelancës së Qeverisë, në Kuvend, ndërsa në rend dite pritet të hyj në mesin e dhjetorit.